Lajme

Majlinda Kelmendi lansuar web faqen dhe profilin e vet zyrtar në FacebookData: 25.12.2011

Kosovarja e vetme që ka siguruar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Londra 2012, ka lansuar web faqen dhe profilin e vet zyrtar në Facebook duke u përgatitur për një prezantim të denjë të sportistes ne vitin e Olimpiadës.

Xhudistja ka rezervuar emrin majlindakelmendi.info dhe majlindakelmendi.org, ndërsa faqja e Facebook është Majlinda Kelmendi Official.

Në këtë mënyrë xhudistja do të zvogëlojë shanset e keqpërdorimit të emrit të saj nga njerëz të ndryshëm që kanë hapur profile me emrin e saj. Profili në Facebook Majlinda Kelmendi Judo nuk është i bërë dhe i mirëmbajtur nga ekipi i xhudistes, dhe autorët kanë refuzuar që të bashkëpunojnë.

Këto profile do e ndihmojnë komunikimin e Majlindës me publik, dhe do të ndihmojnë në përkrahjen e sponsorëve që e përkrahin xhudistin dhe pjesëmarrjen e saj në Olimpiadë prandaj presim perkrahjen tuaj.

Të gjithë ata që dëshirojnë të përkrahin Majlindën mund të bëjnë një Like në profilin e saj zyrtar dhe në këtë mënyrë do të na ndihmojnë neve që në mënyrë sa më dinjitoze të prezantojmë Kosovën në botë

Majlinda Kelmendi eshte sportistja e cila me prezencen e saj ne mediat me te medha boterore gjate vitit 2011 ka qene personaliteti per te cilin gjate vitit 2011 me se shumti kane raportuar mediat Boterore kjo eshte edhe ambasadorja me e fuqishme e shtetit kosovar me te cilen i kemi treguar Botes vlerat e verteta te te rinjve qe kemi ne Kosove

Gallery